Kurti thumbon LDK-në: Qeveria Kurti 1 nuk zgjati shumë sepse na qëlloi partneri jo i qëndrueshëm

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, e ka komentuar qeverisjen që e patën me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai tha se Qeveria Kurti 1 nuk zgjati shumë, pasi, sipas tij, u qëlloi një partner jo i qëndrueshëm për interesat shtetërore e kombëtare.

“Kjo qeveri nuk zgjati shumë sepse na qëlloi partneri jo i qëndrueshëm për interesa shtatore edhe kombëtare”, ka thënë ai.

Ai po ashtu foli edhe për momentet jo të mira që i pati Vetëvendosje gjatë viteve të fundit. Ai theksoi performancën jo të mirë në zgjedhjet lokale të kësaj lëvizjeje.

“Ka pasur edhe momente jo fort të mira, si performanca në zgjedhje lokale në komunat që udhëheqim, pasi i fituam vetëm katër prej tyre. Për këto kemi diskutuar gjatë nëpër mbledhje, kemi bërë vetëkritikë dhe kemi punuar drejt zgjidhjes së problemit”, ka shtuar ai.