Grabitje në një market në Prishtinë

Është grabitur dje një market në rrugën ‘Ndue Përlleshi’, në Prishtinë.

Sipas policisë një grua ka njoftuar se derisa ishte në vendin e punës një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur rreth 1000 euro para të arkës dhe cigare me vlerë rreth 500 euro.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Rr. Ndue Përlleshi, Prishtinë 23.01.2024 – 21:53. Ankuesja femër kosovare ka informuar se për derisa ishte në vendin e punës, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur rreth 1000€ para të arkës dhe cigare me vlerë rreth 500 €. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.