Grabitje në Prishtinë, dy persona vjedhin paratë e lokalit

Një grabitje me mjete të mprehta ka ndodhur orët e para të së mërkurës.

Dy persona, hynë në një lokal ku vodhën paratë.

E viktima femër që punonte aty, nga shqetësimi u detyrua të marrë tretmanin mjekësor.

“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë 22.04.2020 – 06:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ka hapur lokalin ku punon pa papritmas janë futur brenda dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e mjetit të mprehtë kanë arritur të grabisin para të gatshme. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të pa njohur ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi ishte e shqetësuar. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore”.