Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mëngjesin e së martës në rrugën Prishtinë-Podujevë. Dy vetura janë përfshirë në aksident.

Sipas fotografive të siguruara nga KOHA, njëra veturë shihet tërësisht e shkatërruar, ndërsa tjetra ka dëme të konsiderueshme materiale.

Policia është parë në vendin e ngjarjes.