Një femër gjendet pa shenja jete në Gjilan

Një femër është gjetur pa shenja jete dje në Gjilan.

Nga një dëshmitar i rastit është gjetur pa shenja jete një femër kosovare.

Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.