Granit Xhaka do të jetë përforcimi i parë i Romës, klubet arrijnë marrëveshjen

0
83

Granit Xhaka do të jetë përforcimi i parë i Romës së Jose Mourinhos. Mesfushori me origjinë shqiptare ishte kërkesa e parë e “Special One” dhe pas bisedimeve të gjatë mes klubeve është arritur akordi final.

Roma ofruan 15 milion euro në fillim, por Arsenali kërkoi 25 milion për ta lënë të lirë mesfushorin dhe kapitenin e kombëtares së Zvicrës.

Corriere dello Sport shkruan se bisedimet e mbrëmjes së kaluar kanë qenë pozitive dhe operacioni është mbyllur për shifrën e 18 milion eurove + bonuse.

Marrëveshja me Xhakën është arritur prej kohësh. 28-vjeçari do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me një rrogë prej 2.5 milion eurosh në sezon + bonuse.

Një lajm që gëzon Jose Mourinhon, teksa Arsenali ka nisur nga puna për të siguruar shërbimet e zëvendësuesit të Xhakës.

I përzgjedhur është Ruben Neves, mesfushori i Wolves dhe kombëtares portugeze. 24-vjeçari luzitan, i cili numëron 20 ndeshje me kampionët e Evropës, është i preferuari i trajnerit Mikel Arteta.