Greku u kërkoi të mos flisnin në gjuhën e tyre, shqiptarët bëjnë për spital pronarin e lokalit (video)

GREQI- Një sherr shqiptaro- grek i cili zanafillën e pati nga përdorimi i gjuhës shqipe ka përfunduar në një përplasje të dhunshme në Pyrgos. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe është media greke ilialive.gr e cila raporton se sherri ka filluar në një lokal në rrugën Kairaskaki.

Dy shqiptarë ishin duke pirë kafe në një lokal dhe djali i pronarit grek i bëri vërejtje se po i shqetësonte duke folur shqip. Pas një debati me fjalë sherri vijoi me një përplasje të dhunshme ku dy shqiptarët bashkë me një tjetër bashkëkombas e rrahën pronarin e lokalit duke e bërë për spital. Pronari fillimisht i kërkoi të largoheshin dy shqiptarëve nga lokali por ata bashkë me tjetrin e kundërshtuan duke e rrahur atë.

Policia greke ndërhyu në kohë për t’i dhënë fund sherrit ndërkohë arrestoi një nga autorët shqiptarë të ngjarjes.

Shqiptarja.com