Hysni Gucati vjen në Kosovë

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka ardhur në Kosovë.

I shoqëruar nga forca të shumta të njësive speciale të EULEX-it, Gucati ka ardhur nga Haga për ta vizituar nënën e tij të sëmurë në QKUK, njofton Fokusi.info.

Nëna e Gucatit është duke u trajtuar në Klinikën e Pulmologjisë pasi vuan nga kanceri.

Kujtojmë se Gucati është dënuar nga Gjykata Speciale me katër vjet e gjysmë burgim.