Grenell godet Kurtin: Ia kemi bërë të qartë në telefon, nuk merremi më me të nëse vazhdon kështu

Emisari i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se në biseden telefonike me Kryeministrin Albin Kurti ia kanë bërë të ditur se nëse vazhdon të sillet njëjtë rreth taksës, amerikanët nuk do të merren më shumë me të, shkruan Gazeta Metro.

Kështu është përgjigjur ai në një replikë ndaj gazetarit Berat Buzhala, i cili ka cituar fjalët e Kurtit se të dy vendet do të vazhdojnë bashkëpunimin, edhe nëse nuk hiqet taksa.

“Stafi i kryeministrit Kurti tha se SHBA i ka konfirmuar në një bisedë telefonike se mbështetja ekonomike nuk do të ndalojë në asnjë zonë të vendit. Kurti tha se të dy vendet janë marrë vesh për të vazhduar bashkëpunimin”, ka shkruar ai.

Ndaj këtij postimi në Twitter është përgjigjur Grenell i cili ka thënë se kjo nuk është aspak e vërtetë, dhe se Kurtit i janë bërë të qarta qëndrimet e SHBA’së.

“Kjo s’është e vërtetë. Ja kemi bërë të qartë Kurtit se vendimi i tij për të mbajtur taksën është duke dëmtuar ekonominë e Kosovës – dhe nëse ai vazhdon kështu, ne nuk do të maerremi më me lidershipin e Kosovës, që vetëm po dëmton qytetarët e saj”, ka shkruar ai.