Grenell i reagon ministrit Mehaj: Qeveria Kurti e ka refuzuar ndihmën e ShBA-së për gazsjellësin

Ish emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar lidhur me kërkesën e Qeverisë së Kosovës për një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë.

Grenell tha se Qeveria e kryeministrit Albin Kurti e ka refuzuar ndihmën e Amerikës për gazsjellësin.

Këtë deklarim Grenell e bëri si reagim ndaj kërkesës së ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, drejtuar NATO-s për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendit në NATO si dhe vendosjen e Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane në Kosovë.

Mehaj ka thënë se këto kërkesa janë të bazuara në realitetin e krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë./Lajmi.net/

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1498062426419388418?s=20&t=eGJ59f9JAp3kslGnGC53Rw