Vdes një shqiptar nga koronavirusi, ngjarja jashtë vendit

Një shqiptar ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Indonezi. Burime nga Ministria e Jashtme bëjnë me dije për abcnews.al se shqiptar që ka ndërruar jetë është 84 vjeç.

Ndërkohë, mësohet se numri i shqiptarëve të prekur nga koronavirusi në Indonezi është tre.

Deri më tani në Shqipëri janë konfirmuar 64 raste pozitive me koronavirus, ndërsa pritet nga minuti në minut dalja e Ministrisë së Shëndetësisë për rastet e 24 orëve të fundit.