Rashiq: Policia e Kosovës vazhdimisht thërret me megafon sulmuesit për t’u dorëzuar, por nga ana tjetër nuk ka përgjigje

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, për mediumin serb “Nova.rs” ka thënë se Policia e Kosovës u ka dërguar kërkesë për dorëzim, por nuk ka asnjë komunikim apo kontakt mes dy palëve, përcjell Periskopi.

“Policia thërret me megafon sulmuesit, por nga ana tjetër nuk ka përgjigje. Situata rreth manastirit në fshatin Banjskë është ende dramatike, nuk ka shenja se do të qetësohet së shpejti, thotë Rashiq.

Ai thekson se KFOR-i është duke punuar në ndërmjetësim për momentin, për të qetësuar disi situatën.