Grenell: Kurti po i thotë po marrëveshjes që e kishte arritur Thaçi

Ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është lajmëruar pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve.

Grenell përmes një shkrimi në rrjetin social “Twitter” tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i tha ‘po’ marrëveshjes që ish-kryeministri Hashim Thaçi kishte rënë dakord vite më parë.

“Kështu që Albin Kurti ka rënë dakord për diçka që Hashim Thaçi ka rënë dakord vite më parë… Letërnjoftimet nga të dyja palët edhe një herë pranohen – por kësaj radhe Kurti thotë po. Ai po arrin – le të shpresojmë se do të fillojë të zbatojë edhe marrëveshjet e tjera të mëparshme”, ka shkruar Grenell.

Ndryshe, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, me këtë rast duke u hequr pengesat për lëvizje të lirë për kosovarët.