Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell, por edhe vranësira të herëpashershme. Do të jetë ngrohtë për këtë periudhë kohore me temperatura maksimale nga 15 deri në 18 gradë Celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me vranësia dhe intervale kohore me diell. Do të jetë mjaft ngrohtë për këtë periudhë kohore.

Të shtunën kulmi i motit të ngrohtë ku temperaturat në Kosovë mund të prekin 20 gradë Celsius. Priten intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të shtresave të larta atmosferike pasdite.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi të shtunën mjaft nxehtë dhe me rreze diellore, por edhe me vranësira të shtresave të larta atmosferike në shumë rajone.

Edhe të dielën ngrohtë dhe me erëra jugore. Gjatë ditës edhe me vranësira dhe intervale kohore me diell. Në mbrëmje vonë dhe gjatë natës do të fillojnë reshjet e shiut, fillimisht në Shqipëri dhe Mal të Zi, pastaj edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore. Në Shqipëri dhe Mal të Zi priten rrebeshe lokale intensive me vetëtima dhe bubullimë. Në Kosovë dhe Maqedoninë veriore reshje lokale shiu duke mos përjashtuar mundësinë edhe për rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të hënën me ulje të lehta të temperaturave dhe me alternime mes vranësirave, ndonjë intervali kohore me diell dhe rrebeshe të shiut./Meteoballkan