Grenell: Nëse njohja e targave është problematike, kërkoni që në vend të kësaj të njihen letërnjoftimet

Ish i dërguari i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është përfshirë edhe njëherë në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Grenell përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” ka thënë se Shtëpia e Bardhë duhet të përfshihet më shumë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë pasi sipas tij ato kanë ngecur.

Ish i dërguari i administratës Trump, tha se nëse nuk është e mundur çështja e targave, atëherë të kërkohet zgjidhje e çështjes se letërnjoftimeve.

Postimi i plotë:

Shtëpia e Bardhë Biden duhet të përfshihet më shumë në ngecjen aktuale Kosovë-Serbi.

Dhe këtu është një ide: nëse njohja e targave është shumë e vështirë tani, atëherë kërkoni njohjen e letërnjoftimeve për të filluar (siç kam postuar në Tëitter 4 javë më parë).

Dhe një bonus: shtyni të zbatoni marrëveshjet e mëparshme!