Zeka: Do të votoj kundër shpërndarjes së Kuvendit, kjo është arsyeja

Deputeti Milaim Zeka, e ka bërë të qartë se do të votojë kundër që Kuvendi i Kosovës, të shpërndahet gjatë ditës së sotme.

Ai ka thënë se nuk e mbështetë shpërndarjen e Kuvendit, për shkak që siç ka thënë ai “lojërave që po bëhen prapaskenës”.

“Unë do të votoj kundër shpërndarjes. E di që shumica do të votojnë për, por teksa unë e di lojën që është duke u zhvilluar prapa skenës dhe për këtë shkak vota ime do të jetë kundër shpërndarjes së këtij Kuvendi”, ka thënë Zeka.