Kryetari i Pejës u thotë mësimdhënësve t’i angazhojnë nxënësit me detyra në shtëpi

Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri sot u ka bërë thirrje mësimdhënësve të shkollave të komunës së Pejës që të angazhohen për mësimdhënie nga distanca për nxënësit e tyre.

Ai në një njoftim ka thënë që mësimdhënësit t’i ngarkojnë nxënësit me detyra dhe t’i kontrollojnë nëse ata po i kryejnë gjatë dites.

“Në këtë mënyrë ata i nxisin fëmijët për lexime dhe mësime.

Përndryshe, së shpejti edhe MASHT do të lanson një aplikacion për mësim nga distanca i cili do të lehtësojë edhe më shumë mësimdhënien nga distanca.

U bëjmë thirrje edhe drejtorëve të shkollave që të komunikojnë vazhdimisht me mësimdhënës dhe ta mbështesin mësimdhënien nga distanca. Jemi duke kaluar nëpër situatë të pa zakont, andaj duhet të gjejmë së bashku metoda për të jetuar dhe punuar në të gjitha aspektet”, tha ai.