Gropa “përpin” autobusin në Kinë, raportohen 6 viktima (video)

Një ngjarje e rëndë është regjistruan ditën e djeshme në Kinë, teksa autobus dhe disa kalimtarë ranë në një gropë e cila u hap papritmas në rrugë.

Incidenti u shënua pasditen e djeshme në Xining, kryeqytet i provincës Qinghai, ndërsa deri më tani raportohet për 6 viktima dhe 10 persona të zhdukur.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 16 persona të tjerë janë dërguar në spital për shkak të lëndimeve të marra. Operacionet për kërkim-shpëtimin e njerëzve vazhdojnë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Gropat e mëdha në rrugë nuk janë të pazakonshme në Kinë dhe shpesh për to fajësohet mungesa e cilësisë së ndërtimit.

Prestigjiozja “The Guardian” sjell në memorie një tjetër ngjarje të ngjashme e cila ka ndodhur në vitin 2013. Sipas kësaj medie, 5 persona mbetën të vdekur pas hapjes së një grope dhjetë metra të gjerë në portat e një qendre industrial në Shenzhen./tiranatoday.al