Meta: Jam i gatshëm të jap dorëheqje e të sakrifikohem si Salvador Alende

0
230

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet sot në juglindje të vendit. Gjatë ndalesës në Pogradec, kreu i shtetit foli mbi krizën, të cilën e cilësoi të qëllimshme dhe tha se është gati të lërë mandatin për të mirën e vendit.

“Jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Allende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake”, deklaroi Ilir Meta.

Meta thotë se kriza mund të sjellë konfrontime, të cilat i kemi parë në të kaluarën dhe që mund të cënojnë interesat e vendit.

Meta tha se i ftonte të gjithë që të mos sakrifikojnë vendin për karriget dhe interesat e tyre. Në këtë drejtim, edhe pse nuk e ndien veten përgjegjës, ai thotë se ka bërë çdo përpjekje prej dy vitesh për të paranduar këtë situatë.

Ai tha se ishte i gatshëm që në emër të një zgjidhjeje politike, që rivendos normalitetin kushtetues, dhe për ecjen drejt çeljes së shpejtë të negociatave me Bashkimin Europian.

“Jam i gatshëm për të dyja ekstremet, që nga dorëzimi i mandatit si president, pasi të sigurohet se vendi ka një zgjidhje politike parimore, solide, kushtetuese, që e çon vendin para; e deri te sakrifikimi i jetës sime si Salvador Allende për të parandaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas. Ilir Meta është i përgatitur për të dyja”, deklaroi Meta.