Gruaja e arrestuar lirohet nga prangat dhe ua vjedh veturën e policisë, ja reagimi i policëve (video)

Një grua, e cila u arrestua pasi vodhi dyqane, hoqi prangat nga duart pasi u fut në veturë të policisë.

Toscha Sponsler shfrytëzoi zonën ndarëse të veturës, e destinuar për pastrim të ajrit, për t’i larguar duart nga prangat në makinën e policisë, njofton lajmi.net.

Më pas, ngjarja pason tek më e keqja: Sponsler ia del disi për të dalë në ulësen e shoferit, me qëllim që ta grabisë atë që t’iu ikë forcave të rendit.

Pavarësisht tentimeve të shumta për t’i ikur – vozitje 160 kilometra në orë – policia arriti ta arrestojë gruan në fjalë.

Ndiqeni videon për ta parë aksionin në fjalë.