Gruaja e gjen burrin të vdekur në oborrin e shtëpisë së shokut

0
525

Një shqiptar është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së shokut të tij në Castelfidardo të Italisë rreth orës 13:00 të ditës së djeshme. Alarmi u dha nga gruaja e viktimës, e cila e zbuloi në kopshtin e shtëpisë së mikut të tij. E dëshpëruar ajo thirri për ndihmë.

53-vjeçari ishte larguar mëngjesin e djeshëm për të vizituar mikun që mungonte në shtëpi. Një patrullë policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar çfarë ndodhi. Hetimet po shkojnë drejt vetëvrasjes.

Tani për tani hetuesit po marrin në pyetje të njohurit dhe miqtë, për të parë nëse burri vuante nga depresioni apo probleme të veçanta dhe nëse, në të njëjtën kohë, ai la një mesazh lamtumire. Burri u gjet i varur ne një pemë në oborrin e asaj shtëpie. Dinamika e ngjarjes është ende në shqyrtim./Top Channel/