Gruaja shkatërron kompjuterët e sportelit, pasi humbi avionin (video)

Ky është momenti kur udhëtarja “çmendet” pasi humbi fluturimin me aeroplan për në Bogota.

Kur kuptoi se nuk mund të udhëtonte, por duhet të blinte një biletë të re për këtë shërbim, e nervozuar nisi t’i thyente kompjuterët e një sporteli të aeroportit.

Më vonë është bërë e ditur, se ajo ka qenë e dehur derisa reagoi në atë formë, ndërsa u detyrua të paguajë për dëmet materiale.