Selmanaj për Bogujevcin tha se “jemi lodhur me këso gjëra”, vjen reagimi i Albulena Haxhiut

Ish- deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu i ka reaguar zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj i cili duke e komentuar rastin e Saranda Bogujevcit, tha se “jemi lodhur me këso gjërash”, raporton Fokusi.info.

Ajo këtë deklaratë e ka quajtur turp.

“Kjo Qeveri që nuk lodhet vetëm nga kërkesat e Vuqiqit e pazaret kundër Kosovës, duhet të largohet sa më parë”, ka shkruar ajo.

Reagimi i plotë:

“Jemi lodhur me këso gjëra” është komenti i D.Selmanaj kur gazetari Olluri thotë që Saranda Bogujevci është e mbijetuar e një masakre!

Pra janë lodhur nga thirrjet e të mbijetuarve teksa kërkojnë për vite radhazi drejtësi. Janë lodhur nga zëri i nënave dhe nga lotët në sytë e tyre teksa i kërkojnë trupat e më të dashurve të tyre!

Kjo Qeveri që nuk lodhet vetëm nga kërkesat e Vuqiqit e pazaret kundër Kosovës, duhet të largohet sa më parë.
Më turp nuk ka!