Grupi i Grave Deputete sot shënon 14 vjetorin e themelimit

Grupi i Grave Deputete i Kuvendit të Republikës së Kosovës sot ka 14 vjetorin e themelimit të tij, transmeton Klan Kosova.

Deputetet këtë ditë do ta shënojnë në në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Kosovës në ora 11:00.

Paraprakisht, në orën 10:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, hapet ekspozita e GGD-së në shënim të këtij përvjetori.