Gucati dhe Haradinaj: Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë

Më 18 shtator 2023, Paneli i Gjykatës Supreme i përbërë nga gjykatëset Ekaterina Trendafilova (Kryegjykatëse) dhe Kristinë van den Vajngart dhe nga gjykatësi Daniel Fransen, hodhën poshtë kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga Gucati dhe nga Haradinaj në bazë të nenit 48(6), (7) dhe (8) të Ligjit.

Në këtë vendim, Paneli fillimisht refuzoi kërkesën për mbajtjen e një seance gojore, të cilën e konstatoi të pathemeltë. U refuzua gjithashtu edhe kërkesa e Gucatit që një i akuzuar tjetër (Dritan Goxhaj) të përfshihet si palë e tretë në këtë proces. Paneli konstatoi se Gucati nuk ka të drejtë ligjore ta paraqesë këtë kërkesë dhe shtoi se “Nuk i takon Gucatit të kërkojë të mbrojë interesat e perceptuara të një të akuzuari tjetër në kuadër të kërkesës së vet.”

Sa u takon arsyeve konkrete mbi të cilat u bazuan kërkesat (7 nga secili parashtrues), Paneli i rrëzoi ato duke konstatuar se nuk është bërë shkelje e së drejtës penale dhe as shkelje thelbësore e procedurave nga ana e Trupit Gjykues dhe Panelit të Gjykatës së Apelit, ose duke i konstatuar ato të papranueshme. Vendimin mund ta gjeni këtu.