E përplasi makina në Lezhë, ndërron jetë në spitalin e Traumës 27-vjeçari që lëvizte me biçikletë

27-vjeçari i cili u aksidentua mëngjesin e sotëm në Ishull Lezhë, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në tiranë. Viktima është Ylli Mena 27-vjeç i cili po lëvizte me biçikletë, kur u përplas nga një makinë rreth orës 08:30.

Fillimisht u raportua se i riu ishte jashtë rrezikut për jetën, por gjendja e tij u përkeqësua dhe më pas humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë policia po heton në lidhje me sqarimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident si dhe kapjen e shoferit të makinës që shkaktoi aksidentin.

Shqiptarja.com