Palmer takohet në Uashington me Cakajn, pak para vizitës në Tiranë

Gjatë qëndrimit në Uashington Ministri i Jashtëm i Shqipërisë në detyrë Gent Cakaj, zhvilloi një takim në Departamentin Amerikan me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer, transmeton Gazeta Metro.

Gjatë këtij takimi Ministri në Detyrë Cakaj dhe Palmer folën për Ballkanin Përendimorë mardhëniet me vendet fqinje, si dhe perspektivat integruese të vendeve të rajonit në strukturat euro-atlantike.