Gucati godet Kurtin/ Shteti i përrallave të qeverisë Kurti

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për siç ka thënë se kanë pritur shumë nga kjo qeveri, por se sipas tij shpresat janë venitur.

Përmes një postimi në Facebook, Gucati ka thënë se shumë kush priste me padurim që të vinte në krye të shtetit “shpëtimtari”, por se sipas tij shpresat e votuesve dhe të atyre që e mbështetin Kurtin u venitën që në ditën e parë të fitores së këtij të fundit.

“Qeveria e Kurtit është qeveri e maskave, e premtimeve fallso, e inateve, e urrejtjes ndaj klasës çlirimtare të cilën e goditën sa ishin në opozitë por edhe kur erdhën në pushtet. Është qeveri që dështoj që në fillim, sepse merrej me kotësira”, ka shkruar Gucati.

Postimi i Gucatit: