Rama: S’ka nevojë të shkohet në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë tha sot se të shumë shtete kanë ofruar ndihmë, pa u ndalur për asnjë sekondë të mobilizimi i kosovarëve për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Durrës dhe Thumanë.

Kryeministri i Shqipërisë ka deklaruar se janë rehatuar të prekurit nga tërmeti dhe ata që janë në rrezikshmëri në rast të ndonjë tërmeti tjetër, duke thënë se nuk është e nevojshme të shkohet në Kosovë.

Rama, po ashtu, duke iu përgjigjur ofertës së Pacollit që qindra njerëz të strehohen në Kosovë ai ka thënë se ata duhet të mbesin në zonat afër.

Rama deklaroi se çështja kishte të bënte me perimetrin e vendosjes së qytetarëve shqiptarë, e të cilët nuk mund të vendoseshin larg shtëpive të tyre, larg punës e shkollës së tyre, po ashtu.