“Nxorri babain e paralizuar dhe nënën, shtëpia iu shemb para syve”, Rudina Xhunga tregon historinë e gazetarit në Durrës

Gazetarja Rudina Xhunga ka shkruar një status në Instagram për një gazetar i cili ishte në shtëpinë e tij në Durrës kur ra tërmeti dhe pasi shpëtoi nënën dhe babanë e pa si iu shemb para syve shtëpia, nisi transmetimin live në FB thirrjet e banorëve të tjerë që kërkonin ndihmë nën rrënoja.

“@myzyrajisa eshte gazetar i @dritare_net . Ishte ne shtepi ne Durres, kur ra termeti. Nxorri nga banesa babain e paralizuar dhe nenen dhe pa shtepine t’i shembet para syve. Ne ate cast nisi live ne fb, transmetimin e lajmit te termetit, duke transmetuar ne erresire, thirrjet e para per ndihme te banoreve te pallateve perreth. Isa nisi i pari transmetimin live, jo vetem ne dritare.net, por gjithe median shqiptare dhe vazhdon e transmeton nga Durresi. Tani qe flasim Isa, eshte pa shtepi. Do shkoje sonte ne hotel. Neser nuk e di. Neser, do jem duke transmetuar prape, po he, thote djali nga Kukesi qe ben gazetari, duke hapur dritare te nje bote te rinjsh idealiste dhe te mencur, nga ata qe une njoh e promovoj”, shkruan Rudina.