Gucati: Sot morëm lajmin e shumëpritur, për lirimin e Komandantit Sylejman Selimi

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati i është gëzuar lajmit për lirimin e Komandantit Sylejman Selimi.
Nëpërmes një postimi në “Facebook” , ai thotë se morëm lajmin e shumëpritur të lirimit nga burgu të Komandantit Sylejman Selimi.
“Sot morëm lajmin e shumë pritur, u lirua nga burgu Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sylejman Selimi i cili u mbajt padrejtësisht në burg, i urojmë shëndet dhe gjitha të mirat, me ty çdo herë Komandant!
H.G”