Trump nderon me medalje qenin e plagosur dhe e quan AMERICAN HERO

Qeni i plagosur në operacionin ushtarak amerikan, i cili e ndoqi deri në vdekje liderin e ISIS’it, Abu Bakr al-Bagdadi, tashmë është shpallur ‘Hero i Amerikës’ nga Donald Trump.

Në një postim në Twitter, presidenti i Shteteve të Bashkuara ka shpërndarë një fotografi, të montuar me programin Photoshop, duke dekoruar me medalje, qenin më të famshëm në botë, në luftën kundër terrorizmit islamik, me mbishkrimin ‘AMERICAN HERO!’.