Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë. Vende-vende dhe herë pas here priten fjolla sporadike bore, veçanërisht në viset kodrinore-malore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Priten edhe zhvillime të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë riga lokale shiu dhe fjolla dëbore varësisht nga vendi dhe lartësia mbidetare. Reshjet do të jenë të pakta dhe të izoluara.

Mot i ngjashëm sikur pritet të mbajë edhe të enjtën dhe të premtën, me alternime me vranësirave dhe intervaleve kohore diellore. Vende-vende dhe herë pas here priten riga lokale shiu dhe fjolla dëbore.

Për fundjavë pritet përkeqësim i mëtutjeshëm i motit me ciklonin i cili pritet të vijë nga Mesdheu qendror. Ky ciklon pritet të kushtëzojë reshje intensive herë pas here shiu e bore varësisht nga temperaturat./Meteoballkan