Gucati i kërkon Kurtit shkarkimin e ministrit Blerim Reka

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka kërkuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti që të distancohet nga deklarata e ministrit Blerim Reka dhe ta shkarkojë atë, transmeton Fokusi.info.

Është skandaloze se si një ministër i Qeverisë së Kosovës të bëjë deklaratë skandaloze duke thënë se ne mund t’ia mundësojmë Serbisë daljen në Detin Adriatik, kur e dimë se sa luftërat dhe sa shumë sakrifica janë bërë nga populli shqiptar për një shekull të tërë që vetëm Serbia të mos ketë dalje në Detin Adriatik, ka shkruar Gucati në Facebook.

Statusi i plotë i Gucatit

“Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është kundër idesë së ministrit Reka që Serbia të ketë dalje në Detin Adriatik përmes Kosovës.

Është skandaloze se si një minister i Qeverisë së Kosovës të bëjë deklaratë skandaloze duke thënë së ne mund të ia mundësojm Serbisë daljen në Detin Adriatik, kur e dimë se sa luftërat dhe sa shume sakrifica janë bërë nga populli shqiptar për një shekull të tërë që vetëm Serbia të mos ketë dalje në Detin Adriatik, deklarata e minstrit Reka na kujton programet e shumta serbe që kishin të bënin më daljen në det të Serbisë e disa ndër programet famëkeqe ishin si, programi Ilia Garashanini Narçetanija, i Vasa Çubrilloviçit, e shumë programe të tjera ku paraqisnin synime për daljen në det të Serbisë, ne veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës këtë ide të Blerim Rekës e shohim si një ide të rrezikshme për kombin shqiptar, dhe nuk pajtohemi me iden e ministrit Reka dhe të gjithë atyre që kanë ide dhe mendimë të tilla, kërkojmë nga qeveria Kurti të distancohet nga kjo deklaratë dhe shkarkimin e ministrit Reka!H.G”