Gjendet e vdekur një grua në Prizren

Një grua është gjetur e vdekur sot në Prizren. E ndjera, sipas policisë, jetonte e vetme dhe nuk dihet koha e vdekjes së saj.

Rastin për “Indeksonline”, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rruga ‘’Ukë Bytyqi”, sot rreth orës 12:50, është raportu rasti, por nuk dihet koha e vdekjes, sepse viktima ka jetuar e vetme. Është e lindur në vitin 1948. Ajo ka jetuar e vetme në banesën e saj dhe pasi që një kohë nuk është parë duke lëvizur, e kanë raportuar fqinjët e saj. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe ekipet e emergjencës. Vdekja e saj është konstatu nga ekipi i emergjencës“. Me urdhër të prokurorit trupi i pajete është dërguar ne IML për obduksion”, ka thënë Osmanollaj.