Gucati-Kurtit: Pranimin e testeve nga Serbia nuk do t’ua falë gjaku i dëshmorëve

Edhe kryetari i OVL-së, Hysni Gucati, ka reaguar ndaj Qeverisë në detyrë, donacionin prej 1.000 testeve nga Serbia për COVID-19, shkruan Fokusi.info.

Gucati ka thënë se veprimi që ka bërë Qeveria nuk do të falet nga gjaku i dëshmorëve nga gjymtyrët tona të humbura.

“Ne asnjëherë nuk ishim në atë gjendje qe të shtrijmë duart drejt tyre, nuk iu falet një gjë e tillë nga gjaku i dëshmorëve nga gjymtyrët tona të humbura, nga nënat dhe motrat tona që kanë përjetuar tmerr nga po të njëjtit që sot shtiren kinse human ndaj nesh, ne presim që ta na i sjellin të gjithë të pagjeturit nga lufta, nuk presim dhe nuk pranojmë asnjë lloj ndihme, ata që pranuan një ndihmë të tillë le të mbesin të turpëruar!”, ka shkruar Gucati.

Statusi i plotë:

Ne duke pritur kërkim falje nga Serbia për gjithë gjenocidin e kryer në Kosovë, si mundë të pranohet një ndihmë e tillë dhe ti jepet mundesia që ti bëjnë të ndihen human ndaj nesh.
Ne asnjëherë nuk ishim në atë gjendje qe të shtrijm duart drejt tyre, nuk iu falet një gjë e tillë nga gjaku i dëshmorëve nga gjymtyret tona të humbura, nga nënat dhe motrat tona që kanë përjetuar tmerr nga po të njëjtit që sot shtiren kinse human ndaj nesh, ne presim që të na i sjellin të gjithë të pagjeturit nga lufta, nuk presim dhe nuk pranojm asnjë lloj ndihme, ata që pranuan një ndihmë të tillë le të mbesin të turpëruar!H.G