Haga do të mbajë seancë dëgjimore për sulmet ruse më 7 dhe 8 mars

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ), organi kryesor gjyqësor i Kombeve të Bashkuara, konfirmoi sot se do të mbajë seancë dëgjimore më 7 dhe 8 mars për luftën në Ukrainë.

Pak ditë më parë, Ukraina ngriti padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti Volodymyr Zelensky, i cili tha se vendi i tij paraqiti ankesë për gjenocid kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe kërkonte nga paneli i gjyqtarëve një vendim urgjent, që urdhëron Rusinë të largohet nga territori i Ukrainës.