Hajduti ngec brenda në dyqanin që po vidhte (video)

Një hajdut ngeci në një dyqan celularësh në Kanada.

Ai nuk mund të dilte nga gardhi i sigurisë. Në panik dhe me sinjalin e alarmit të ndezur, ai nuk dinte se çfarë të bënte.

Pronarja e dyqanit tha se ishte komike të shihje pamjet.

Në mëngjes, hajdutit iu vunë prangat.

Policia tha se 38-vjeçari u arrestua në vendin e ngjarjes dhe ndaj tij mund të ngrihet padi.