Sllovenia, “avokate” e Kosovës për vizat

Shefja e diplomacisë sllovene, Tanja Fajon, ka thënë se Sllovenia është avokate e fortë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Fajon, e cila po merr pjesë në takimin e Liderëve të Mynihut, ka shkruar në Twitter se Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin e saj dhe të tregojë se Ballkani Perëndimor ka një shans realist për të avancuar në rrugën për BE.

“BE duhet të mbajë premtimin e saj dhe të tregojë se Ballkani Perëndimor ka një shans realist për të avancuar në rrugën për BE. Sllovenia është një avokate e fortë e dhënies së statusit kandidat për Bosnjën, liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe e hapjes së kapitujve të rinj me Serbinë dhe Malin e Zi”, ka shkruar ajo.

Takimi i Liderëve të Mynihut, ku po merr pjesë edhe Fajon, bashkon një grup deri në 75 pjesëmarrës të nivelit të lartë për të diskutuar në lidhje me sfidat aktuale të politikës së jashtme dhe të sigurisë me theks të veçantë në një kontekts specifik rajonal.