Hajnat e vjedhin kasafortën në një shtëpi mërgimtari, që të sigurohen e vjedhin edhe kamerën e shtëpisë

Nga raporti ditor-Policia e Kosovës:

VJEDHJE E RËNDË

Fsh. Lubovë, Istog NN. Me 03.10.2023 Ankuesja femes kosovare ka raportuar se të dyshuar deri më tani të panjohur duke përdorur forcën kanë depërtuar në brendi të shtëpisë së xhaxhait të saj i cili jeton jashtë shtetit. Sipas ankues të dyshuarit kanë hapur me forcë dhe kanë dëmtuar një kasafortë në të cilën ishin dy armë, të cilat janë vjedhur. Gjithashtu shtëpia ka qenë nën monitorimin e kamerave mirëpo dyshohet se të dyshuarit kanë vjedhur edhe DVR-in, rasti vazhdon të hetohet.