Hajnat thyejnë shtëpinë e ministrit Pal Lekaj

Persona të panjohur kanë thyer shtëpinë e ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se persona të panjohur kanë depërtuar brenda shtëpisë së Lekajt nga kanë vjedhur gjësende me vlerë.

Deri të enjten pasdite nuk është raportuar për persona të arrestuar.