Hajnat vjedhin një “Jaguar” në Prishtinë dhe një “Passat” në Obiliq

Një veturë luksoze është vjedhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Prishtinë.

Hajnat kanë arritur ta vjedhin veturën “Jaguar” me targa lokale pa u vërejtur nga askush.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Kolovicë” të Prishtinës.

Pronari i automjetit ka deklaruar për Indeksonline se mbrëmë e kishte parkuar veturën si zakonisht, mirëpo sot në mëngjes nuk e ka gjetur në vendin e njëjtë.

Ai thotë se rastin e ka lajmëruar menjëherë në stacionin policor mirëpo deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të veturës së vjedhur.

Ndërkohë sot në raportin 24 orësh të policisë figuron edhe një rast tjetër i vjedhjes së veturës.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Obiliq ku sipas ankuesit persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e llojit “Passat” me targa lokale.