Haki Abazi eskalon rëndë ndaj Isa Mustafës: Ka fillu me lujt të çmendurin

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa në një përgjigje dhënë për lajmi.net i është kundërpërgjigjur ashpër deputetit të kësaj partie, Haxhi Avdyli si dhe ish zv/kryeministrit nga radhët e VV-së, Haki Abazi.

Isa Mustafa tha se për të nuk ia vlen të merret me deklarata as të Avdylit e as të Abazit, pasi që sipas tij të merresh me këta dy personazhe është si të biesh në gropë skeptike.

E pas kësaj është pikërisht Haki Abazi i cili ka shkuar aq larg sa t’i referohet si i “çmendur”, liderit të LDK-së, Isa Mustafa.

Abazi tha se “ka fillu me lujt të çmendurin për me ikë nga përgjegjësia e humbjeve në të gjitha zgjedhjet”.

“Se ç’ja paskam zënë rrugën Isës, e kuptoj e ka të rëndë me shku në Prapashticë se prof. Bulliqi ka mundësi që ja kërkon lejen e ndërtimit.Ka fillu me lujt të çmendurin për me ikë nga përgjegjësia e humbjeve në të gjitha zgjedhjet!”, shkroi Abazi.

Ndryshe duhet përkujtuar që në qeverisjen e kaluar Lëvizja Vetëvendosje pati arritur një bashkëpunim mjaft të mirë me Isa Mustafës për të lidhur koalicionin qeverisës që patën për kohë të shkurtë me LDK-në.