Haki Abazi lëshon Qeverinë: Prapa gjithë kësaj fshihet PDK’ja

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi para pak çastesh ka dal nga objekti i qeverisë së Kosovë. Nga aty ai tha se janë në pritje të shohin se çka po bëjnë këta kontrabandistët e qeverisë ilegale.

Sipas tij, çdo veprim i LDK’së pas 6 tetorit ka qenë mashtrim pas të cilit fshihet PDK.

“Mbajtëm takimin e qeverisë edhe gjithçka ka shkuar në rregull tash po presim të shohim se çfarë po bëjnë këta kontrabanduesit e qeverisë ilegale. Është vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është ilegal, antikushtetues çdo veprim prej ditës së 6 tetorit që ka bërë LDK e ka bërë në mashtrim ndërsa PDK fshihet prapa për ta mbarur sistemin e kapur me bordet me keqpërdorimin e resurseve dhe buxhetit të shtetit”, deklaroi Abazi.

I pyetur se a do të dalin në mënyrë demokratike nga zyrat, Abazi tha se ata do jenë më qytetarin.

Ndërsa, në Kuvendin e Kosovës me 61 vota për është zgjedhur qeveria e re e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Para Kuvendit të Kosovës janë duke protestuar qytetarë të cilët po e kundërshtojnë qeverinë e sapo votuar me kryeministrin e ri, Avdullah Hotin.