LAJMI I FUNDIT: Arrin në 20 numri i viktimave nga tërmetet në Shqipëri

Është rritur bilanci tragjik i tërmeteve që goditën sot Shqipërinë.

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se numri i viktimave ka arritur në 20.

Po ashtu, deri më tani ajo që dihet se numri i të lënduarve sillet rreth 600.Forcat e Policisë, ushtrisë si dhe ato të emergjencave civile kanë janë edhe aktualisht në terren duke u përpjekur për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë.

Megjithë, operacioni i kërkim-shpëtimit është vështirësuar tej mase pasi që në vendet ku po kryhen këto kërkime ka errësirë totale.