Miliona të papunë prej Covid-19 në SHBA, por ja çfarë premton Trump

SHBA numëron 20.5 milionë qytetarë, të cilët kanë humbur vendet e punës për shkak të pandemisë së Covid-19.

Por presidenti Donald Trump ka bërë një premtim të madh para zgjedhjeve presidenciale të këtij viti.

Sipas tij, të gjithë amerikanët do të rikthehen në punë duke premtuar se viti i ardhshëm do të jetë më i miri.

Shtetet e Bashkuara janë shteti më i goditur nga Koronavirusi me 1,303,544 të infektuar dhe 77,629 viktima, ndërsa një papunësi e tillë nuk ishte regjistruar në që prej ‘Depresionit të Madh’ të viteve ’30.