Haki Abazi mundohet t’i qetësojë “gjakrat” pas përplasjeve mes zyrtarëve të VV-së dhe LDK-së

Deputeti i VV-së, Haki Abazi ka folur përsëri për përplasjet e fundit të partisë së tij me subjektin që po synon të arrijë koalicion, LDK-në.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë thirrje që të ndalen deklaratat të cilat mund të rëndojnë dikë, apo të vonojnë marrëveshjen.

Sipas tij, përgjegjësia për fjalën e thënë publikisht sot duhet të jetë më e madhe se asnjëherë.

Është koha për vendime dhe përgjgjesi të mëdha dhe jo për deklarata e fjalë që mund të rëndojnë dikë apo të vonojnë marrëveshjen LVV-LDK.

Përgjegjësia për fjalën e thënë publikisht sot duhet të jetë më e madhe se asnjëherë më parë.