Përplasje me armë zjarri në mes të rrugës në Durrës, dyshohet për disa të plagosur

Një përplasje me armë zjarri është regjistruar pak minuta më parë te mbikalimi i Shkozetit. Dyshohet se ka ndodhur një shkëmbim zjarri mes disa personave.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

Paraprakisht thuhet se ka të plagosur.

Gazeta SHQIP