Haki Morina: Nëse SHBA është marrë vesh me Rusinë për Marrëveshjen me Serbinë, ne veç mund të sillemi rreth dardhës së Ahmatit!

Veprimtari i çështjes kombëtare, Haki Morina ka komentuar situatën aktuale politike dhe zhvillimet rreth arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka folur edhe rreth mbetjes në skenë të Presidentit Thaçi, e që sipas tij për shumicën e “analistëve” dhe mediave tona, Thaçi është i papranueshëm për botën dhe popullin tonë.

Statusi i plotë i z. Morina:

Sipas shumices se “analisteve” dhe mediave tona, Thaçi eshte i papranueshem per boten dhe per popullin tone, por ai po qendron ne postin e Presidentit pa u shqetesuar fare!

Çfar mekanizmi fuqie paska prapa, qe ate po na e mbaka aq te sigurt ne postin e tij, plus edhe te kete rol ne marreveshjet qe po priten te behen ne kete vit?!

Nese adminstrata amerikane eshte marre vesh me Putinin per kornizen e Marreveshjes se ardhshme me Serbine, ne veç mund te sillemi rreth dardhes se Ahmatit!

Letra e Trampit ku paralajmerom pasoja tragjike per Kosoven, nese nuk do te merren parasysh rekomandimet e tyre, do te duhej shqyrtuar seriozisht, e jo te kalohet, sikur ska ndodhe asgje!

Duke permendur dasmen ne Austri, Ramushi na la me kuptu qe edhe vendet perendimore, kane nise mu ba me Putinin.

Edhe çka me ba tash na?

E nga kush duhet te presim perkrahje atehere?

Apo ne te vetem, mund te qendrojme?

Nejse, harrova qe gjithe shqiptaret jane mic Sokola. Megjithese, lufta ku ka marr pjese Mic Sokoli eshte humbur, e nuk eshte fituar.

Por perderisa lufta e tij arsyetohet, sepse s’kemi pase çka me humbe, veç roberise, si do te arsyetohej nje avanture e jona e mundshme?