Partitë shqiptare në Bujanoc marrin 26 ulëse në kuvendin komunal të Bujanocit

Dje janë mbajtur zgjedhjet nacionale dhe ato lokale në Serbi, në ato nacionale shqiptarët kanë garuar në një listë të përbashkët ku me sukses kanë arritur ti sigurojnë 3 deputetë , ndërsa në ato lokale në komunën e Bujanocit partitë shqiptare kanë fituar 26 ulëse dhe e para ka dal PD e udhëhequr nga Nagip Arifi shkruan 06 Press.

Portali online 06 Press ka siguruar për secilen parti sa ulëse i ka fituar në kuvendin komunal të Bujanocit: Partia Demokratike e udhëhequr nga Nagip Arifi ka fituar 10 ulëse, PVD udhëhequr nga Shaip Kamberi ka fituar 8 ulëse, LPD e udhëhequr nga Shqiprim Musliu ka fituar 4 ulëse, APN 3 ulëse dhe UDSH ka fituar 1 ulëse, pra shqiptarët gjithsej kanë fituar 26 ulëse në kuvendin komunal të Bujanocit, ndërsa serbët kanë fituar 15 ulëse dhe sigurisht se kryetari do të jetë nga partitë shqiptare e burime të 06 Press tregojnë se Nagip Arifi do të jetë kryetar i ardhshëm.